MPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të largohen nga territori i Meksikës

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme.

“Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736, adresës së email-it: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe përmes linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington: +1 (202) 758-7798 ose adresës së email-it: washington@mfa.gov.mk.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm