Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, merr pjesë në takimin e ministrave për punë të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, që sot mbahet në Belfast.
Në fokusin e diskutimeve ishin bashkëpunimi rajonal, perspektivat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë, kumtoi MPJTJ.
Në fjalimin e tij, ministri Mucunski theksoi nevojën e përgjigjes së përbashkët të rreziqeve bashkëkohore të sigurisë – kërcënimet hibride dhe kibernetike, dezinformatat, migrimin, financimin ilegal dhe krimin e organizuar, të cilat plotësisht ndikojën në sigurinë dhe stabilitetin, duke minuar institucionet dhe besimin publik.
Në takim u theksua se politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian përfaqëson një kornizë jetësore për transformimin e shoqërive dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit. U konkludua bashkërisht se integrimi gradual, Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal e afrojnë ndjeshëm Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe e bëjnë procesin e pranimit më të prekshëm për qytetarët.