E mërkurë, 29 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Murtezani në takim të ministrave për Çështje Evropiane në Kopenhagë

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot dhe nesër, do të jetë pjesëmarrës në Takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane i cili zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Kryesimit të Danimarkës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Gjatë takimit, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me homologët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime për rëndësinë e Kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe për konceptin e Integrimit gradual si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe për  forcimin e besueshmërisë të procesit të aderimit”, informon shërbimi për informim i Ministrisë së Çështjeve Evropiane.

Sipas njoftimit të Presidencës daneze të BE-së, fokusi kryesor i takimit do të jetë në aspekte të ndryshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian nën titullin “Nga Kopenhaga përmes Kopenhagës në Kopenhagë”, me çka do të shqyrtohet procesi i zgjerimit gjatë presidencave të mëparshme të Danimarkës me bllokun në vitet 1993 dhe 2002, si dhe kriteret e dakorduara të Kopenhagës për anëtarësim që nga viti 2004.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm