E shtunë, 15 Nëntor, 2025
1.8 C
Skopje

Nagavci: KB Çairi synon ti prek majat e basketbollit evropian

Shup, 18 tetor – Basketbolli në vendin tonë çdo herë e më shumë është duke shkuar drejt rritjes së kualitetit. Dy vite më parë pikërisht në Çair të Shkupit u formua edhe klubi i basketbollit Çairi 2030, ku iniciatorët për të patur një klub basketbolli për moshat e reja ishin ish-basketbollisti Faton Ismaili si dhe Erhan Ramadani i cili mbrapa vetës ka një karrierë të suksesshme. Mirëpo katër muaj pas themelimit të KB Çairit në klub u bashkua edhe njëri ndër talentët më të mirë në vendin tonë në basketboll, Nderim Nagavci i cili sot kryen detyrën e trajnerit të kjo skuadër. Nagavci për momentin është trajneri i dytë të KB Çairi, ndërsa shprehet i lumtur që është pjesë e këtij ekipi. Nagavci në një intervistë për Gazetën Koha tregon se si është ndjenja që nga lojtari të marrin postin e trajnerit.

KOHA: Keni nisur së basketbollist por për një kohë shumë të shkurtë filluat si trajner. Cili profesion për ju është me i mirë?

NAGAVCI: Në fillim mendova se është e njëjta si të jesh lojtarë ashtu edhe trajner. Megjithëse më mungon basketbolli si lojtarë, prapë mendoj se detyrë me e mire për mua është detyra e trajnerit. Si trajner shef shumë më shume gjëra në fushën e lojës sesa si një lojtarë. Sheh lëvizjen e gjithë lojtarëve po ashtu se si një ndeshje e merr kahjen.

KOHA: Është e vështirë për ju që të kryeni detyrën e trajnerit?

NAGAVCI: Të them të drejtën është shumë e vështirë, e sidomos tek ne në Ballkan. E them këtë pasi të jesh trajner nuk është vetëm ta mësosh fëmijën për sportin që do ta luan, të jesh trajner është shumë më e madhe. Pikësëpari një trajner duhet që fëmijën ta bëj që ta sheh sportin si një gjë të shenjtë, t’ia mësojë kulturën sportive, se si një sportist duhet të sillet, ushqehet dhe zhvillohet në jetë.

KOHA: Aktualisht jeni trajneri te KB Çairi 2030, na trego se kur është formuar ky klub dhe kush iniciator për formimin e këtij klubi?

NAGAVCI: Aktualisht jam trajneri i dytë në KB Çair 2030, me këtë skuadër basketbolli u bashkova katër muaj pas themelimit të klubit. KB Çairi 2030 është formuar në vitin 2016. Së pari këtu erdha si praktikant dhe më pas falë trajnerit kryesor Erhan Ramadan dhe Faton Ismaili, ia arrita të bëhem edhe unë trajner. Klubi basketbollit Çair 2030 u themelua vet nga Erhan Ramadani (ish basketbollist i klubit te njohur MZT- Skopje ) dhe Faton Ismaili (ish basketbollist i KB Slloga në Ish- Jugosllavi).

Nderim Nagavci

KOHA: Pse KB Çairi 2030?

NAGAVCI: Çairi sepse të gjithë fëmijët qe i kemi të regjistruar në klubin tonë vijnë prej komunës se Çairit dhe pse kur të bëhemi një klub që do të garon në turnet më të mëdha evropiane pse mos ta përfaqësojmë një vend ku shumica e popullatës është shqiptare. 2030 nënkupton që në vitin 2030 ky klub ti prek majat e basketbollit evropian.

KOHA: Me çfarë gjenerata garon KB Çairi 2030?

NAGAVCI: Klubi basketbollit Çair 2030 sivjet garon me fëmijë të lindur në vitin 2001/02 (M-18) ku dhe jemi pjese e superliges të kësaj kategorisë dhe kemi ekipin senior që do të garon në Ligën e dytë të Republikës së Maqedonisë.

KOHA: Nga cila gjeneratë prisni më shumë suksese?

NAGAVCI: Kjo gjeneratë që kemi tash 2001/02, presim që këtë vit të shpallemi kampion të Maqedonisë në basketboll, pasi që këta fëmijë dita e ditës po na shpërblejnë punën që po bëjmë ne trajnerët me fitore.

KOHA: Jeni vetëm si trajner në klub apo keni edhe ndihmën e dikujt tjetër?

NAGAVCI: Siç ju thashë edhe më herët, këtu jam trajneri i dytë kryesor pasi që trajneri i parë është Erhan Ramadani të cilin e falënderoj shumë për mundësinë që më dha të jem pjesë e këtij projekti madhështor. Së shpejti do të angazhojmë edhe trajnerë tjerë të cilët do të na ndihmojnë me zhvillimin e klubit.

Erhan Ramadani

KOHA: Na trego për sukseset e klubit që keni arritur deri më tani në nivel ndërkombëtar?

NAGAVCI: Deri më tani kemi marr pjesë në tre turne ndërkombëtarë: Turneu i parë ishte në vitin 2017/18 në Vjenë (Austria). Pjesëmarrës në këtë turne ishin 86 ekipe të grupmoshës tonë. Ne për fat të keq pësuam humbje në çerek-finale. Ku në fund u shpërblyem si ekipi më Fair-Play i turneut. Turneu i dytë ishte po në vitin 2017/18 në Munihut (Gjermani). Në këtë turne kishim ftesën nga akademia e basketbollit të Munihut (IBAM – International Basketball Academz of Munchen) të cilët i kishim mposhtur në turneun e parë në Vjenë ku në fund u shpërblyem me vendin e dytë. Turneu i tretë ishte ne vitin 2018/19 në Grac në Austri. Këtu kishim poashtu ftesë nga klubi austriak Grac, në këtë turne u shpërblyem me vendin e tretë.

KOHA: Po në kampionatin vendor?

NAGAVCI: Në kampionatin vendor dy vite me radhë nuk po kemi fat , ku që dy vite me radhë po pësojmë disfatë në çerekfinale. Mirëpo sivjet shpresojmë që të shpallemi kampion me gjeneratën 2001/02 (M-18).

KOHA: Çfarë prisni këtë vit nga KB Çairi, cilat janë synimet e juaja?

NAGAVCI: Deri tash klubi basketbollit Çair 2030 numëron 20 nxënës të gjeneratës 2001/02 si dhe 23 nxënës te gjeneratave më të reja nga gjenerata 2004 e sipër. Ne si klub Çair 2030 për synim kemi që fëmijët ti largojmë nga rruga dhe t’ju mësojmë kulturën sportive dhe ti zhvillojmë si njerëz po pse jo edhe një ditë të bëhen basketbollistë të njohur evropian.

KOHA: Në fund diçka për të shtuar?

 NAGAVCI: I lus të gjithë prindërit që fëmijët ti largojnë nga rruga dhe ti dërgojnë në kurse sportive, nuk është e patjetërsueshme që të jetë patjetër basketboll, mundet edhe në futboll , hendboll po pse jo edhe në notim. Të gjithë ata që janë te interesuar të regjistrohen në shkollën e basketbollit Çairi 2030, munden të na gjejnë ditën e hënë, mërkure dhe të premte prej orës 18:15 në shkollën fillore Liria. Si dhe mund të na kontaktojnë nëpërmjet faqes se facebookut K.B ÇAIR 2030. (F.Nuhiu)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm