E martë, 30 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Nazim Taipi: Prioritet kryesor i imi do të jetë zhvillimi ekonomik i Tearcës

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tearcës, Nazim Taipi në emisonin “Debate zgjedhore” në TV21 ka treguar prioritetet e kandidaturës së tij.

Ai ka vendosur theks kryesor në zhvillimin ekonomik, ndërkaq ka vazhduar edhe me kanalizimin dhe infrastrukturën.

“Si prioritet të kësaj platforme e kam vendosur të jetë zhvillimi ekonomik, kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të Zyrës për zhvillim rajonal e cila ekziston në kuadër të Komunës, Zyrës e cila do të bëjë projekte të ndryshme për komunën tonë. Mandej, këtu vjen në pyetje edhe infrastruktura, kanalizimi, ujësjellësi dhe në këtë rast po ta shohim, ka një përparim në atë drejtim, ka shumë projekte që janë në proces e sipër dhe si prioritet ia kam vendosur vetes që të njëjtat t’i përfundoj. Të mos shkojmë duke filluar me projekte të reja, por njëherë e përgjithmonë t’i mbyllim projektet të cilat janë në proces”, tha Taipi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm