E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Ndizet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli godet Libanin nga ajri

Situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar pas shpërthimeve të radiomarrësve të Hezbollahut në Liban.

Udhëheqësi i organizatës libaneze, Hassan Nasrallah, tha se shpërthimet e altoparlantëve dhe pajisjeve të tjera komunikuese të organizatës në dy ditët e fundit mund të jenë një shpallje lufte kundër organizatës nga ana e Izraelit.

Në deklaratat e tij të pas sulmeve të paprecedentë, ai i përshkoi ato si “masakra”. “Këto sulme janë një provë për ne”, theksoi ai duke paralajmëruar Izraelin se ka shkelur “vijat e kuqe”.

Në kohën e fjalimit të Nasrallah, avionët luftarakë të IDF-së po fluturonin mbi Bejrut. Dhe pak më pas teksa mbrëmja ra, Izraeli filloi dhjetëra sulme ajrore në jug të Libanit. Vetëm në 15 minuta Forcat Ajrore izraelite kanë kryer rreth 65 sulme mbi objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor.

Sipas mediave libaneze kemi të bëjmë me një nga valët më të rënda të sulmeve që nga fillimi i tetorit.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad theksoi se operacionet kundër Hezbollahut do të vazhdojnë me synimin për të siguruar kthimin e sigurt të banorëve në zonat kufitare të veriut.

Në krahun tjetër, Teherani kërcënon Izraelin me një përgjigje dërrmuese nga Boshti i Rezistencës.

“Akte të tilla terroriste janë padyshim rezultat i dëshpërimit të regjimit sionist dhe dështimeve të njëpasnjëshme. Kjo së shpejti do të përballet me një përgjigje dërrmuese nga boshti i rezistencës dhe do të jemi dëshmitarë të shkatërrimit të këtij regjimi gjakatar dhe kriminal”, tha komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami në një mesazh për liderin e Hezbollahut libanez Hassan Nasrallah. (A2 Televizion)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm