E shtunë, 27 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

Ndryshimet në Brexit, May heqë dorë nga tarifa për qytetarët e BE-së

Theresa May ka hequr dorë nga tarifa prej 65 funte për miliona qytetarë të BE-së që do të duhej ta paguanin për të siguruar të drejtën për të vazhduar jetesën në Britani të Madhe pas Brexit.

Kjo u bë e ditur pasi kryeministrja bëri një deklaratë për deputetët me ç’rast u tregoi se cilat ndryshime po i planifikon në marrëveshjen e Brexit për të marrë mbështetjen e tyre.

Ajo tha se do të kishte diskutime të mëtejshme me DUP të Irlandës së Veriut dhe të tjerë lidhur me shqetësimet e tyre për kundërshtimin irlandez.

Më pas përfundimet e nxjerra nga këto diskutime May do t’i dërgojë në BE.

Deputetët do të votojnë për çdo propozim të martën e ardhshme, pasi plani origjinal i kryeministres u mposht të martën e kaluar nga një rekord votash kundër – 230 – në Dhomën e Komuniteteve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm