E shtunë, 27 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

Në Koçan sot do të mbahet “Marshi i 24-të për engjëjt”

Sot, duke filluar nga ora 17:05, do të mbahet Marshi i 24-të i engjëjve, paralajmëron shoqata qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, duke shtuar se marshi u kushtohet 62 engjëjve të tyre, jetët e të cilëve u ndërprenë me dhunë më 16 mars 2025.

“Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh atyre”, theksohet në kumtesën.

Marshi do të fillojë nga Parku i Revolucionit, përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Komunës së Koçanit. Më pas do të vazhdojë deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike. Në rrethrrotullimin te DAP dhe MPB, është planifikuar një ndalesë e shkurtër, pas së cilës kolona do të vazhdojë deri te stacioni policor. Pastaj prej andej në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë me kthim në Parkun e Revolucionit, kumtuan nga shoqata “16 Mars 2025 Koçan”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm