Në “Tabanoc” për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në “Bogorodicë” 40 minuta

Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare “Tabanoc” këtë mëngjes, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është rreth 40 minuta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se për shkak të një zjarri në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm