Një shtetas i Rumanisë është arrestuar pasi gjatë përpjekjes për të hyrë në vend përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”, tek ai është gjetur drogë, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Mbrëmë rreth orës 22 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të vendit, nënpunësit policorë e privuan nga liria A.O., i moshës 36 vjet nga Rumania. Gjatë verifikimit kufitar dhe konstrollit të automjetit të pasagjerëve “BMV” me regjistrim kombëtar rumun, me drejtues A.O., ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, sqaruan nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.





