E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Netanjahu: Njohja e shtetit palestinez është një dorëzim i turpshëm ndaj terrorizmit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dënoi mbrëmë njohjen e shtetit palestinez nga disa udhëheqës perëndimorë, duke e quajtur atë një “dorëzim të turpshëm ndaj terrorizmit”.

“Njohja e shtetit palestinez nga disa udhëheqës nuk do ta detyrojë Izraelin në asnjë mënyrë. Një shtet palestinez nuk do të krijohet”, citohet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit izraelit në platformën X.

Netanjahu do të takohet me shumë udhëheqës botërorë në Nju Jork, përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Tramp.

“Tajms of Izrael” raportoi se qindra demonstrues u mblodhën në aeroportin “Ben Gurion” për të protestuar kundër Netanjahut përpara fluturimit të tij për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ata kërkuan një marrëveshje për kthimin e pengjeve në shtëpi, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe banderola të verdha.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm