E martë, 30 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Netanyahu: E mbështes plotësisht planin për Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar takimin e sotëm me Presidentin Donald Trump si një hap kyç, jo vetëm për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por edhe për të hapur rrugën drejt paqes në të gjithë Lindjen e Mesme.

“E mbështes plotësisht planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar planit 20-pikësh të paqes të propozuar nga Trump.

Sipas tij, ky plan do të sigurojë që Izraeli të mos jetë më nën kërcënimin e Hamasit.

Kryeministri Netanyahu tha se të gjitha pengjet, si të gjalla, ashtu edhe të vdekura, duhet të kthehen brenda 72 orëve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm