E shtunë, 27 Shtator, 2025
14.8 C
Skopje

Netanyahu: Udhëheqësit që publikisht na akuzojnë, privatisht na vlerësojnë

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Izraelit Beniamin Netanjahu deklaroi se shumë udhëheqës botërorë, edhe pse shfaqen kritikë ndaj Izraelit në publik, në biseda private shprehen ndryshe.

“Sapo mbarojnë deklaratat e tyre për dënime, ata më thonë se sa shumë e vlerësojnë shërbimin e shkëlqyer të inteligjencës izraelite,” tha ai, duke nënvizuar se vendi i tij është një partner i pazëvendësueshëm në fushën e sigurisë.

Gjithashtu, Kryeministri i Izraelit, iu drejtua sot në mënyrë direkte pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, duke garantuar se Izraeli nuk do të ndalet derisa të kthejë çdo peng në shtëpi.

Zyra e kryeministrit njoftoi se fjalimi i Netanyahut do të transmetohet përmes altoparlantëve në anën izraelite të kufirit me Gazën, si pjesë e një “përpjekjeje informative” për të komunikuar drejtpërdrejt me pengjet dhe Hamasi.

Në fjalimin e tij, Netanyahu përmendi edhe rritjen e islamizmit radikal në botë dhe shkatërrimin e shumë grupeve terroriste që lidhen me Iranin, si Hamasin, Hezbollahun dhe Huthitët e Jemenit. (Euronews.al)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm