E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Nis pastrimi i mbeturinave në bulevarde

Siç ka njoftuar kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, në këtë komunë po pastrohet bulevardi “Boris Trajkovski. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se së bashku me punëtorë sezonal i janë bashkuar aksionit të madh për pastrimin e bulevardit

Besa IBRAIMI

Shkup, 16 gusht- Duke pasur parasysh kontejnerët e tej mbushur ditëve të fundit, kryetarët e komunave të Shkupit së bashku me ndërmarrjet e tyre publike lokale kanë vendosur që t’i hyjnë punës.

Siç ka njoftuar kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, në këtë komunë po pastrohet bulevardi “Boris Trajkovski. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se së bashku me punëtorë sezonal i janë bashkuar aksionit të madh për pastrimin e bulevardit.

“Kësaj i ka paraprirë fakti se kemi marrë dhe marrim ankesa nga qytetarë që kalojnë çdo ditë në këtë pjesë të qytetit, duke u ankuar për higjienën dhe mirëmbajtjen e bulevardit. Zona të mëdha me bar, plehra, dhe rërë ishte ajo që gjetëm në fushë dhe është një pamje e shëmtuar. Për më tepër, përfaqësonte një rrezik sigurie në këtë bulevard të ngarkuar. Është një seksion të cilin e shfrytëzojnë mbi 100.000 banorë dhe jo vetëm qytetarët e Draçevës, por edhe nga Studeniçani, Batinca, dhe Lisiçe e Poshtme. Nuk mund të qëndronim të shurdhër ndaj kërkesave të qytetarëve dhe u nisëm në aksion”, shkruan Gjorgjievski duke shtuar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe me mbështetje më të madhe nga kompanitë kompetente. Ai u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos hedhin mbeturina përgjatë shtegut të biçikletave.

Në një njoftim të ngjashëm edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që Gazi Baba të shndërrohet në një deponi të egër. “Për shkak të mos-funksionalitetit të NP  ‘Higjiena Komunale’ në disa lokacione në komunën e Gazi Babës, rreth kontejnerëve janë krijuar deponi të egra. Duke pasur parasysh se kjo situatë vazhdon prej disa javësh dhe NP “Higjiena Komunale” nuk vepron për grumbullimin e mbeturinave komunale, kam ngarkuar drejtorin e Kompanisë Publike Gazi Babë që menjëherë të dalë në terren dhe të mbledhë të gjitha mbeturinat që janë përreth kontejnerëve. Nuk do të lejojë që për shkak të paaftësisë së dikujt komuna e Gazi Babës të bëhet deponi e egër. Fotografitë e situatës aktuale janë dëshmi se revolta e qytetarëve është e justifikuar dhe ne po veprojmë në interes të qytetarëve, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve, erës së padurueshme e të tjera. Apeloj dhe kërkoj publikisht që NP ‘Higjiena Komunale’ të respektojë orarin e vendosur për mbledhjen e mbeturinave komunale nga rrugët”, shkruan  Stefkovski. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm