E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Një fëmijë nëntë vjeçar nga një shkollë fillore në Shkup ka kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Fëmijëve

Një fëmijë nëntë vjeçar nga shkolla fillore komunale “Gjorgija Pulevski” në komunën e Aerodromit të Shkupit ka kërkuar ndihmë nga Klinika për fëmijë në Shkup për probleme me stomakun

 

Drejtori i klinikës, Rexhep Memedi në deklaratën për MIA-n thotë se fëmija ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore.

Më herët, drejtori i shkollës, Aleksandar Filipçev në një deklaratë për media ka thënë se nga 360 nxënës që ushqehen në orë të plota, rreth 140 nxënës kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme.

“Në orët e para të mëngjesit, një numër i caktuar i arsimtarëve denoncuan një numër të shtuar të nxënësve që mungojnë me të njëjtat simptoma. Si shkollë e mbyllëm menjëherë kuzhinën, e ndërpremë shujtën e ngrohtë, disa nga nxënësit me mësim të plotë u dërguan në shtëpi sepse nuk rrinë dot për një kohë të gjatë pa shujtë të ngrohtë. Nga 360 nxënës të cilët ushqehen gjatë orëve të plota, rreth 140 nxënës kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme”, ka thënë Filipçev.

Rasti është paraqitur edhe në institucionet kompetente dhe sipas drejtorit të shkollës është bërë inspektim i jashtëzakonshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm