E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
12.8 C
Skopje

Njëzet bursa studentore për vitin akademik 2025-2026

Në selinë e OH “El Hilal” u mbajt mbledhja e Komisionit të bursave studentore, i cili është aktivitet në kuadër të programit vjetor të organizatës. Pas përfundimit të afatit të konkursit, komisioni në përbërje: Etem Xheladini, Talat Sadiku dhe Ali Sadiku, në prani edhe të kryetarit të organizatës Behixhudin Shehapi dhe sekretarit Irfan Isaku, shqyrtoi mbi 50 aplikacione për marrjen e bursës, të cilat kanë arritur brenda afatit të duhur në qendër dhe nëpër degët e organizatës.

Duke u bazuar strikt në kriteret e përcaktuara dhe duke marrë parasysh fondin e grumbulluar për këtë qëllim në OH “El Hilal”, Komisioni vendosi që gjithsej njëzet studentë të fitojnë të drejtën për të qenë bursistë të “El Hilalit” për vitin akademik 2025-2026. Bursistët studiojnë në universitete shtetërore, që ka qenë një nga kushtet kryesore. Shumica e tyre janë në drejtimin e mjekësisë, por ka edhe në drejtimet tjera. Ata vijnë nga qyteti i Shkupit, përkatësisht nga komunat Çair, Saraj, Studeniçan dhe Gazi Babë, si dhe nga qytetet Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Prilep dhe Veles.

Ndryshe, fondi i bursave është mbështetur nga disa bamirës të devotshëm në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Saraj, Gazi Babë dhe Çair të Shkupit. Nuk mungoi edhe kontributi tradicional nga diaspora, gjegjësisht nga mërgimtarët në Gjermani dhe në Stamboll të Turqisë.

Me këtë aktivitet programor përmbyllës për këtë vit, “El Hilali” me sukses i rrumbullakëson përcaktimet e veta programore për vitin 2025. Bursat janë një formë motivimi për studentët dhe një investim për të ardhmen akademike të brezave të rinj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm