E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Nuk i dhanë ushqim në dasmë, fotografi i uritur fshin të gjitha fotot

Një djalë që sapo ishte bërë fotograf dasmash pranoi të punonte në dasmën e një miku për vetëm 250 dollarë. Ai punoi nga ora 11:00 deri në 19:30, në një ambient pa kondicioner, pa ushqim dhe pa ujë. Rreth orës 17:00, kërkoi një pushim 20-minutësh për të ngrënë, por dhëndri e refuzoi duke i thënë: “Ose je fotografi, ose largohu pa pagesë”.

I irrituar dhe i dehidratuar, fotografi fshiu të gjitha fotot e dasmës përpara syve të dhëndrit dhe u largua duke thënë: “Nuk jam më fotografi yt”. Historia shpërtheu në Reddit, duke u bërë virale. Përdoruesit e mbështetën masivisht fotografin, duke kritikuar çiftin për trajtim të padrejtë dhe pagesë të ulët, ndërsa disa të tjerë debatuan nëse fshirja e fotove ishte veprimi i duhur.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm