Kandidati i AKi-së për Komunën e Çairit, Bujar Somani sot në mlngjes ka vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke takuar zanatlinjjë të vjetër dhe duke u’a shpalosur atyre tre ide kryesore.
Osmani iu flet zanatlinjve të vjetër se si komona mundet ti ndihmojë duke i subvencionuar çdo dyqan të ri, të ndihmojë ata që e trashëgojnë zanatin dhe të krijojë bendin ”Made in Çarshia”
”Unë mendoj se çka mundet me bë komuna këtu, një me subvencionu çdo dyqan të ri që çelet por që ka të bëjë me diçka historike, nën dy, me stipendu çdi usta dhe çdo çirak që e trashëgon zanatin. PSh ti ke një punëtori. eke bë një produkt dhe poshtë shkruan ”Made in Çarshia” e bame në Çarshi të Shkupit. Ai në Zvicërr kur ta gjej atë produkt e di se ka dalë dhe fillon të bëhet brend. Këto janë vetëm tre aspekte” theksoi Bujar Osmani
Ai sugjeroi që ushqimet e shpejta nuk e kanë vendin në Çarshinë e Vjetër por sipas Osmanit ty duhet të ketë vetëm ushqime tradicionale
”Pastaj te ushqimet, ne Çarshinë e Vjetër nuk bën mi stimulu ushqimet e shpejta, nuk e kanë vendin këtu. Këtu vetëm ushqime tradicionale, vetlm zanate të vjetra edhe të pastrohet rruga, të kthehet imazhi i vjetlr”, tha Osmani