E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Osmani në Riad takon presidentin bullgar: Radev është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Riad, ndërsa atje është takuar me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Radev është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike.

“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, shkruan Radev.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm