E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Osmani takon në Riad princin e Jordanisë, zotohen për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në Riad ku ka zhvilluar një takim të frytshëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

Në njoftimin e saj, Osmani shkroi se Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të bazuara në miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka shkruar Osmani. /IndeksOnline/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm