Pa energji elektike sot prej orës 07:30 deri në orën 15:00, do të jenë përdoruesit e bllokut të ndërtesës nga bulevardi “Aradhat partizane nr.17 drejt rr.”Maksim Gorki” në komunën Qendër, njoftoi QRK Shkup.
Nga ora 07:45 deri në orën 15:30 energji elektrike nuk do të kenë fshatrat Jabollcë, Breznica e Re, Patishka Reka, Dërzhillova, Mallçishta, Cërni Vërvi, Ellova, Osoniçani, Karsti, Vikend shtëpizat Dërzhilovë, Qendra satelitore dhe objekti Rudprojekt në komunën e Sopishtes.
Pa energji elektike nga ora 08:30 deri në orën 10:30, do të jenë edhe përdoruesit e rr.”Tale Hristov”, Poliklinika VFV dhe objektet përreth, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 12:00 një pjesë e përdoruesve të rr.”Elisie Popovski – Marko” nr.21,47 në komunën Qendër.




