E enjte, 21 Gusht, 2025
21.8 C
Skopje

Paralajmërim i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Shkupit, policia ngrit kallëzim ndaj një 26-vjeçari

Një kallëzim penal për “terrorizëm” është ngritur kundër një banori të Shkupit i cili ka raportuar rrejshëm se është vendosur bombë në një aeroplan në aeroportin e Shkupit më 16 gusht, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në kuadër të MPB-së – Sektori për Luftimin e Terrorizmit, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër S.A. (26) nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394 – b të Kodit Penal.

Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, u zbulua se më 16.08.2025 në orën 02.41 ai ka raportuar rrejshëm se në një aeroplan që duhej të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Republikën e Turqisë ishte vendosur një bombë, pas së cilës aeroporti u mbyll për trafik për disa orë, ndërsa fluturimet e planifikuara u shtynë gjithashtu për disa orë, përkatësisht deri në përfundimin e kontrolleve antiterroriste.

Më herët edhe nga Prokuroria njoftuan se për rastin është hapur procedurë hetimore, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm