E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Parregullsitë në shëndetësi tani mund të raportohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë

Parregullsitë në shëndetësi tani mund të raportohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, informoi ministri Azir Aliu në brifingun e sotëm me gazetarët

 

Është anonime, por, qytetarët mund të lënë të dhëna personale, siç janë numri i telefonit ose adresa e-mail, nëse autoritetet kanë ndonjë pyetje, t’i kontaktojnë.

Për shembull, mund të raportohet një pritje më e gjatë në një klinikë, ose ndonjë parregullsi, ndërsa fotografitë dhe dokumentet mund të bashkëngjiten si dëshmi.

Në fund të çdo muaji, është paraparë të publikohen publikisht të dhënat se cilat institucione shëndetësore publike dhe sa parregullsi janë raportuar nga ana e qytetarëve.

Në brifing u tha edhe se po punohet në ndryshimin e disa ligjeve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm