E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

Për sot pritet takim i Mickoskit me Taravarin, tema është funksionimi i Aleancës për Shqiptarët në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski dje njoftoi se me siguri sot do të mbajë takim me Arben Taravarin për funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe bashkëpunimin eventual me BDI-në në zgjedhjet lokale.

Për të, siç përmendi është e papranueshme nëse Taravari dakordohet me BDI-në .

“Do të ketë një takim të tillë javën tjetër, mendoj se është nesër. Duhet ta shoh orarin, por mendoj se është nesër. Në takim, dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, për të mos spekuluar me emrat, ku ai do të nominojë kandidatë, BDI nuk do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si kryeministër”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit.

Ai dhe Taravari, plotësoi, si kolegë në Qeveri kanë komunikim të përditshëm.

Mickoski informon edhe se në gjysmën e dytë të muajit para Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së do të dalë me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor.

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari vendosi në zgjedhjet e ardhshme lokale të marrë pjesë me lista të tyre për këshilltarë. Pas këtij vendimi, partnerët e tij të koalicionit në VLEN vendosën që Koalicioni të bëhet parti, por pa Aleancën, ndërsa Taravarin e akuzuan për kontakte me BDI-në opozitare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm