E martë, 30 Shtator, 2025
20.8 C
Skopje

Përdorimi i fotove në internet pa kredituar burimin

Një foto është informacion që mund të ndikojë seriozisht në vendimet tuaja të ardhshme. Pra, sa herë që hasni në një foto të dyshimtë, provoni të përdorni një aplikacion falas për të kontrolluar nëse është një foto e vërtetë

 

Kur vendosni të lexoni një pjesë të caktuar të përmbajtjes, kushtojini vëmendje të gjitha elementeve në të. Fotoja ka për detyrë të vërtetojë, të shpjegojë apo të zbulojë atë që flitet në përmbajtje. Vërtetësia e fotos është po aq e rëndësishme sa të dhënat që lexoni.

Zakonisht fotografia ndikon në emocionet tuaja, ndaj lajmet për ndotjen e ajrit, edhe pse janë të mbushura me informacione të reja, fotoja false është e para që do të vini re dhe e para që ndikon në emocionet tuaja. Një foto është informacion që mund të ndikojë seriozisht në vendimet tuaja të ardhshme. Pra, sa herë që hasni në një foto të dyshimtë, provoni të përdorni një aplikacion falas për të kontrolluar nëse është një foto e vërtetë:

RevEye

TinEye

Foto Forensics

Forensically

Yandex

Google Image Search

Ruani foton në desktopin tuaj. Shtypni butonin e kamerës, ngarkoni foton, rezultatet do të jenë të disponueshme për ju në më pak se një sekondë! Mos lejoni që t’ju manipulojnë!

  1. ZOOM- ZMADHO DHE SHIKO ME KUJDES

Shumë pamje të inteligjencës artificiale duken si të vërteta dhe vetëm duke i afruar mund të dallosh se ato janë “fake”. Prandaj shikoni me vëmendje, kërkoni versione me cilësi të lartë dhe bëni “zoom”- pra afroni foton që të dalloni detajet. Në zmadhim mund të dallosh gabime, mospërputhje, apo klonim të fotos – gjëra që mbeten të pazbuluara në shikim të parë.

  1. KËRKONI ORIGJINËN E FOTOS

Nëse jeni të pasigurt nëse është foto e vërtetë apo e krijuar artificialisht kërkoni më shumë për origjinën e saj. Nganjëherë përdoruesit në komentet e tyre shkruajnë informacionet që kanë, që mund të ndihmojnë të shkosh deri në burimin e saj apo në postimin e parë të fotos. Këtu mund të ndihmojë një kërkim pas: Foto kalohet në programe si ai i kërkimit të Google, TinEye apo Yandex, që jo rrallë ofrojnë informacione për pamjen dhe nganjëherë të çojnë në origjinën e saj. Nëse në kërkim dalin rezultate që lidhen me kontrollin e fakteve për këtë pamje nga media serioze, atëherë ato si rregull ofrojnë informacione sqaruese.

  1. VËRENI PROPORCIONET E TRUPIT

Janë në rregull proporcionet e personave të paraqitur? Jo rrallë pamjet e inteligjencës artificiale tregojnë mospërshtatje të proporcioneve; duart shumë të vogla, apo një gisht shumë më i gjatë. Koka dhe këmbët nuk përshtaten me pjesën tjetër të trupit. Si për shembull pamje virale, ku Putini gjunjëzohet para Xi Jinpingut. Këpuca e pasme që duhet të jetë e Putinit është joproporcionalisht e madhe dhe e gjerë, pulpa shumë e zgjatur. Koka gjysmë e fshehur e personit është shumë e madhe e nuk përshtatet me trupin.

  1. VËRENI GABIMET TIPIKE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

Gabimet kryesore të programeve të inteligjencës artificiale si Midjourney apo DALL-E janë tek duart. Shpesh personat kanë një gisht të gjashtë, si polici majtas Putinit. Apo ku Papa Françesku pozon me xhaketë marke. Pamjet u bënë virale megjithëse Papa në pamjen e djathtë ka vetëm katër gishta dhe djathtas gishtat janë shumë të gjatë. Gabime të tjera të programeve vërehen tek dhëmbët, ku personat kanë shumë dhëmbë, apo syze të deformuara, veshë me forma jo reale.

Edhe sipërfaqet reflektuese i krijojnë probleme inteligjencës artificiale. Ekspertja e verifikimit të fotove dhe lajmeve të rreme, gazetarja Katerina Topallova paralajmëron: “Në variantin aktual të Midjourney ka ende gabime si fotoja e Papës, por ai është shumë më i saktë në krijimin e duarve si variante të mëparshme. Drejtimi dihet: Ne nuk mund të bazohemi më gjatë tek ajo që këto programe bëjnë edhe gabime të tilla”.

  1. A DUKET PAMJA SHUMË ARTIFICIALE DHE SHUMË IDEALE?

Aplikacioni Midjourney krijon pamje që janë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Shikoni me vëmendje – a mund të jetë pamja e një njeriu real kaq estetikisht e saktë? Topallova thotë se “pamjet shumë të pastra. Edhe tekstilet e treguara janë shumë harmonike.” Po ashtu edhe lëkura e personave është tejet e lëmuar, dhëmbët apo flokët duken aq bukur sa të kuptohen si jorealiste. Programet zhvillojnë shpesh pamje të idealizuara të njeriut që t’u pëlqejnë njerëzve. Kjo është pikërisht dobësia e tyre dhe kështu mund të dallosh edhe pamjet e falsifikuara.

  1. KONTROLLONI SFONDIN E FOTOS

Nganjëherë edhe sfondi tradhton. Edhe në sfond mund të dallosh manipulimet, si për shembull dritat e rrugës. Shpesh ai është i paraqitur jo i pastër e duket i sfumuar. Por edhe tek sfumimi mund të dallosh gabime, si tek pamja e Will Smith që gjoja e tregon atë të zemëruar në dhënien e Oscar. Edhe kjo pamje është fake.

Shumë foto të inteligjencës artificiale me pak hulumtim mund të zbulohen se janë manipulime. Por teknologjia në të ardhmen do të përmirësohet dhe dallimi i gabimeve do të bëhet më i vështirë. Programe detektorësh si Hugging Face mund të ndihmojnë të japin të dhëna, por jo më shumë.

Problemi i tyre; ato bëjnë gabime. Nganjëherë edhe fotot realiste shpallen fake, dhe ekspertët nuk e këshillojnë përdorimin e tyre, sepse përgjigjet që japin këta dedektorë nuk janë të besueshme plotësisht. “Besoj se ne duhet të mësohemi tani me atë që asnjë pamjeje në internet nuk mund t’i besohet plotësisht”, shprehet Topallova.

(Ky artikull që sapo lexuat është pjesë e projektit “Dezinfo Lab” i mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e medias KOHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm