Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish prokurores speciale Katica Janeva, në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për rastin “Zhvatja”.
Janeva e cila është e dyshuara e tretë e rastit “Zhvatja”, sot në mesditë e shoqëruar nga zyrtarë policorë dhe me pranga në duar nga Burgu i Shutkës u soll në gjykatë.




