E enjte, 20 Nëntor, 2025
9.8 C
Skopje

Përmbytja e lumit Pçinja, zjarrfikësit shpëtuan dy persona

Për shkak të përmbytjes së lumit Pçinja, Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri në Staro Nagoriçan njofton se intervenoi sot në orën 07:35 për të shpëtuar dy persona të bllokuar. Sipas tyre, intervenimi u realizua pas një telefonate në 112, ndërsa personat ndodheshin të bllokuar pranë banjës në fshatin Strnovac, Komuna e Staro Nagoriçanit. Autoritetet ndërhynë me një automjet dhe dy zjarrfikës.

“Për shkak të rrezikut nga përmbytja e lumit, bëhet apel te banorët e Komunës së Staro Nagoriçanes që të shmangin çdo lëvizje ose aktivitet përgjatë lumit Pçinja. Në rast se vëreni dikë në rrezik për shkak të kushteve të motit, menjëherë kontaktoni shërbimet e emergjencës”, thonë nga NjTMZ.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm