E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Pezullohet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Kontrollorët e trafikut ajror do ta pezullojnë grevën e paralajmëruar për ditën e hënë, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Civile, e cila ndaloi grevën e paralajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror të planifikuar për 20 tetor. Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror Aleksandar Tasevski, njoftoi në konferencën për media se do t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor Republikan dhe se do të ngrenë padi kundër gjykatësit të lëndës. Ai shprehet se nuk kanë qenë të njoftuar as për padinë dhe as për vendimin gjyqësor dhe se për këtë janë njoftuar nga mediat.

Aleksandar Tasevski, Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut

“Nuk kemi pasur asnjë njoftim. Asnjë ftesë për padinë nga pala tjetër, se ka procudurë kundër nesh për ndalesë të grevës. Dje për herë të parë nga ana e disa mediave u njoftuam me vendimin e gjykatës përmes të cilit kuptova se ekziston vendim për ndalesë dhe pastaj filluam të interesohemi”.

Ai thotë se qëkur ka ardhur struktura e re menaxheriale, në gusht të vitit të kaluar, deri në dorëzimin e njoftimit të fundit për grevë, e gjithë marrëveshja ka ngecur, nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe asnjë aktivitet në ato pika të marrëveshjes.

Njëra ndër kërkesat e tyre është përmirësimi i kushteve tehemelore për punë, siç është zgjidhja e problemit me ujin.

Aleksandar Tasevski, Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut

“Kjo është njëra ndër kërkesat. Në mesin e përmirësimit të kushteve për punë, njëra nga kërkesat ishte të zgjidhjet problemi me ujin. Ndodh që me ditë të mos kemi ujë dhe të punësuarit në tualet duhet të shkojnë ose në aeropot ose në Petrovec në ndonjë lokal të afërt”.

Sindikata kërkon respektimin e marrëveshjes së nënshkruar pas njoftimit të një greve në vitin 2023 dhe takimit në Ministrinë e Transportit më 12 tetor. Greva duhet të niste më 20 tetor nga ora 10:00 -15:00 dhe duhej të mbylleshin të gjitha fluturimet nga aerporti i Shkupit dhe Ohrit.

Gjykata Civile të ejten solli vendim me të cilin ndalohet greva e kontrollorëve të trafikut ajror.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm