Christopher Nkunku ka debutuar me fanellën e Chelseat në fitoren ndaj Newcastle United pas penalltive në kuadër të EFL Cup.
Francezi hyri në lojë në minutën e 69-të dhe shënoi një nga penalltitë, ndërsa koha e rregullt përfundoi baras dhe Chelsea pas penalltive triumfoi me rezultat 4-2
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për francezin dhe pritjet që ka për të te Chelsea.
“Ne po flasim për lojtarë që janë të rinj. Të cilët vijnë dhe pësojnë një dëmtim, si Christopher”, tha Mauricio Pochettino .
“Tani ata takohen me ekipin dhe në mes të garës u duhet kohë për të filluar të performojnë dhe të marrin formën më të mirë dhe ndonjëherë të gjithë mund të gjykojnë se e keni rikuperuar lojtarin, por më e rëndësishmja është në cilën formë”.