Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës dhe hedhjes së bombave molotov drejt Kryeministrisë, Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Forcat e rendit ndërmorën veprime për të rivendosur kontrollin në zonën përreth Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës u bë pasi një pjesë e protestuesve tentuan të çanin perimetrin e sigurisë.
Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u shpërndanë, ndërsa u njoftua qe të gjithë të pranishmit të drejtohen Parlamentit.




