E mërkurë, 29 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Presidentja Osmani njofton se Siria ka njohur Republikën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot në Riad është arritur marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë.

Sipas saj, marrëveshja u realizua me mbështetjen e Muhammed bin Salman Al Saud, Princit të Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite

Njoftimi i Osmanit:

Siria njeh Kosovën!

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm