Privohen nga liria një shkupjan dhe një tetovar, është gjetur marihuanë

Nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup dje në orën 15:30 në bul. “Ilinden” në Shkup, e kanë privuar nga liria N.A. (37) nga Shkupi.

Siç njfoton MPB gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjetën dy çanta udhëtimi në ctë cilat kishte marihuanë.

“Më 27.01.2026 në orën 00:10 në rr. “Cvetan Dimov” në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria edhe E.H. (21) nga Tetova, sepse tek ai u gjet marihuanë”, theksohet në kumtesë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, siç theksojnë nga MPB-ja, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm