Qyra nga Parisi: Struga nuk do të lejojë kompromis me të ardhmen e qytetit dhe liqenit

Struga nuk do të lejojë kompromis me të ardhmen e qytetit dhe liqenit dhe çdo vendim do të merret në interes të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm, theksoi kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra në takimin me përfaqësuesit e UNESKO-s në Paris.

Shërbimi për shtyp i komunës kumtoi se në takimin në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues qeveritar, Qyra ka theksuar se Struga është e gatshme dhe e vendosur të mbrojë dhe ruajë atë që i përket të gjithë qytetërimit njerëzor.

“Rajoni i Ohrit, si trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore, ka vlerë të jashtëzakonshme universale, kurse Struga është pjesë e pandashme e asaj historie – një qytet i traditës, kulturës dhe jetës pranë liqenit”, theksoi Qyra.

Në takimin me kryetarin e sesionit të 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, Kondker Mohamad Talha, u theksuan angazhimet e qarta për të mbrojtur Liqenin e Ohrit dhe vijën bregdetare të Strugës, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe respektin për vlerat autentike.

Në kuadër të vizitës së punës në Paris, kryetarët e komunës së Strugës dhe Ohrit, Mendi Qyra dhe Kiril Pecakov, si dhe përfaqësues të Qeverisë, u takuan dje me Ernesto Otone, Ndihmësdrejtor i Përgjithshëm i UNESKO-s për Kulturë

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm