“Qyteti i Sigurt” në të gjithë vendin, pa afate dhe qytete konkrete!

Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep detaje se cilat do të jenë qytetet e radhës në të vilat do të zgjerohet sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ ndonëse thonë se gjatë këtij viti është në plan që ky sistem të zgjerohet në të gjithë vendin, shkruan Portalb.mk.

Projekti “Qyteti i Sigurt” është planifikuar të zgjerohet në territorin e gjithë vendit gjatë vitit 2026, megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk tregon se cilat do të jenë qytetet e radhës ku do të implementohet sistemi.

“Prioriteti për vendosjen e kamerave përcaktohet sipas kritereve të sakta të sigurisë, ndërsa fokusi do të vendoset në arteriet kryesore të komunikacionit dhe bulevardet ku është regjistruar frekuencë më e madhe e automjeteve dhe këmbësorëve, në kryqëzimet kyçe ku shpesh ndodhin shkelje të rregullave të trafikut, si dhe në hyrje dhe dalje të qyteteve, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme”, thonë për Portalb.mk nga Ministriia e Brendshme.

Nga MPB-ja thonë se do ta informojë publikun për të gjithë hapat e mëtejshëm në këtë proces.

Megjithatë, sipas raportimeve paraprake, mësohet se dy qytetet e radhës ku pritet të zgjerohet ky sistem do të jenë, Velesi, Ohri dhe Struga, dhe sistemi pritet të futet në funksion para sezonit veror, por datë konkrete nuk ka ende.

Në Maqedoninë e Veriut nga 1 shkurt 2026 ka hyrë në fuqi sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ kamerat e të cilit kapin automatikisht shkeljet në trafik dhe menjëherë lëshon gjobat.

Ku zbatohet?

Në fazën e parë ‘Qyteti i Sigurt’ funksionon vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10.

Gjatë vitit 2026 parashihet që sistemi të fillojë të funksionojë në gjithë territorin e shtetit.

Megjithatë nuk ka ende datë konkrete se kur do fillojë në qytetet tjera. (Portalb)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm