Pentagoni i ka dhënë dritë jeshile Shtëpisë së Bardhë për të dërguar raketat “Tomahovk” në Ukrainë, pasi vlerësoi se dërgesa nuk do të ndikojë negativisht në rezervat amerikane. Vendimi përfundimtar tani i takon presidentit të SHBA-së Donald Tramp, deklaruan për CNN tre zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe evropianë.
Tramp gjatë takimit të tij të fundit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë tha se do të preferonte të mos i dorëzojë Ukrainës më raketa sepse “nuk dëshiron të heqë dorë nga gjërat që janë të nevojshme për të mbrojtur SHBA-në”.
Sipas burimeve të paidentifikuara, ka ende disa çështje operacionale që duhen zgjidhur përpara se Ukraina të mund t’i përdorë në mënyrë efektive raketat, duke përfshirë mënyrën se si armata ukrainase do t’i lëshojë raketat.
Zyrtarët evropianë pohojnë se Ukraina mund të gjejë një zgjidhje. Inxhinierët ukrainas kanë gjetur një zgjidhje për të përdorur raketat “Storm Shedou” të furnizuara nga Britania e Madhe, të cilat fillimisht ishin projektuar për t’u përdorur në aeroplanët modern të NATO-s.
Raketat “Tomahavk” kanë rreze veprimi rreth 1.600 kilometra




