E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Ramadani: Jam krenar që jam shqiptar i Kondovës së bukur të Sarajit, me shumë vlera fetare e kombëtare

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë tubimit përmbyllës në fshatin Kondovë, tha mes tjerash se ai ka pasur strategji për veprimin e tij politik për katër vitet e ardhshme. Ramadni tha se kjo strartegji ka të bëjë për zhvillimin e Sarajit.

”Shkenca e ka vërtetuar se njeriu dhe pas vdekjes janë disa minuta kur njeriu i  kujton disa munuta më të mirat në jetë. Unë minutat më të mira i kam jetuar këto ditë me  ju. Jam krenar që jam shqiptar IKondovës së bukur të Sarajit’’, tha Blerant Ramadani para të pranishmëve.

Ai tha se  ka përfaqësuar këtë vend në çdo institucion të mundshëm ku  i është dhënë hapësira.

‘’Nuk kam hezituar të përfaqësoj vlerat e Sarajit. Vlerat tona kombëtare e fetare janë vlera universal të cilat na I ka falur zoti. Neve ju themi edhe votuesve të sinqertë të VLEN-it, më 19 votoni e mendje dhe me zemër. Unë si kryetar i ardhsëm i komunës së Sarajit do ta trajton çdo qyetarë pa marrë parasysh pëqrindjen në mënyrë të barabartë’’, thekosi Blerant Ramadani

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm