Renditja e FIFA-s, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në pozitat e njëjta

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e re botërore, ndërsa Kosova ka mbajtur vendin e 115-të. Kosova ka 1170 pikë, dhe kufizohet me Azerbajxhanin që gjendet në vendin e 114-të dhe Koresë së Veriut që gjendet në vendin e 116-të. Shqipëria ka mbetur në pozitën e 66-të me 1356 pikë.

E njëjta vlen edhe për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, e cila edhe më tej vazhdon të mbetet në pozitën e 68 me 1347 pikë.

Renditjen vazhdon ta kryesojë Belgjika me 1765 pikë, 32 më tepër se Franca që zë vendin e dytë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm