E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Reuters: Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, lëshime territoresh dhe reduktime ushtarake

Sipas Reuters, Shtetet e Bashkuara i kanë përcjellë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky propozimin e tyre për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Uashingtoni raportohet se i ka kërkuar Zelenskyt të pranojë kornizën e propozuar, e cila përfshin dorëzimin e disa territoreve dhe heqjen dorë nga një pjesë e arsenalit ushtarak, thanë dy burime të informuara mbi çështjen.

Burimet, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës, thanë se propozimet përfshijnë edhe reduktimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Kievi të pranojë pikat kryesore të draftit.

Sipas burimeve të Financial Times, plani parashikon përgjysmimin e ushtrisë ukrainase, dorëzimin e disa kategorive armësh dhe heqjen dorë nga kontrolli i rajonit të Donbasit. Po sipas këtyre burimeve, Zelensky është i zhgënjyer nga propozimet.

Hartimin e planit thuhet se e drejton emisari i Donald Trump për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff, i cili dyshohet se e ka diskutuar gjerësisht me të dërguarin rus Kirill Dmitriev dhe u ka përcjellë idetë edhe te këshilltari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm