Shkup, 9 tetor – Në skenën e Operës dhe Baletit do të shfaqet një nga kryeveprat operistike “Rigoleto” nga Xhuzepe Verdi, të premten, më 10 tetor. Dirigjent do të jetë Xhanluka Martinengi nga Italia, regjia është nën drejtimin e Pier Françesko Maestrini (Itali), skenografia nga Guillermo Nova nga Spanja, kostumografia nga Kristina Aceti (Itali), ndërsa koreografe është Sasha Evtimova. Koncert-maestër do të jetë Kliment Todoroski, dhe udhëheqëset e korit janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq. Rolin kryesor (Rigoleto) do ta interpretojë tenori nga Koreja e Jugut, Leon Kim. Biljana Josifov, do të jetë zëri dhe fytyra e Xhildës, një gruaje të re të motivuar nga pasioni dhe bujaria, ndërsa rolin e Dukës së Mantovës do ta luajë Çuan Vang nga Kina, në rolin e Sparafuçilit do të shfaqet Vladimir Sazdovski. Në rolet e tjera do të interpretojnë Nikolina Janevska, Borko Bixhovski, Dragan Ampov, Jane Dunimagloski, Aleksandra Lazarovska Vasilevski, Dime Petrov, Marika Popoviq dhe Desanka Gligorijeviq, së bashku me korin, orkestrën dhe ansamblin e baletit të Operës dhe Baletit Nacional.
Rigoleto bazohet tek vepra e Viktor Hygosë – Le Roi s’amuse (Mbreti argëtohet). Një entuziast i vërtetë i teatrit, Verdi ishte një admirues autentik i dramaturgut francez Viktor Hugo, një mjeshtër në aftësinë e tij për të krijuar mjete dramatike të përsosmërisë dhe për të përzier me mjeshtëri komikën dhe tragjiken, grotesken dhe sublimen. Nga të gjitha dramat e Hugos, kompozitori e konsideronte atë si “dramën më të madhe të kohërave moderne”, prandaj ai ishte kaq i etur për ta vënë në muzikë këtë pjesë. Kjo ishte ajo që ai arriti në vitin 1851 me Rigoleton, një operë e fuqishme që tregon historinë e një xhokeri me kurriz të përkulur, etja e verbër e të cilit për hakmarrje e çon atë të humbasë thesarin e tij të vetëm të vërtetë, vajzën e tij të dashur Xhilda. Tërbimi dhe dhimbja e madhe e personazhit kryesor nuk mund të gjejnë shfryrje të plotë në muzikë. Ariet më të fuqishme në këtë opera janë “Questa o Quella per Me Pari Sono” dhe “La Donna è Mobile”.