Ristovski: Për dy vite janë realizuar edhe nisur 60 projekte sportive me vlerë mbi 21 milionë euro

Shkup, 29 qershor – Ministri i Sportit Borko Ristovski në konferencë për shtyp në Qeveri prezantoi raportin për punën në dy vitet e fundit që nga themelimi i Ministrisë së Sportit, duke theksuar përparimin e rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e sportit. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë zbatuar dhe nisur 60 projekte sportive me një vlerë totale prej mbi 21 milionë euro, gjë që, sipas tij, e pozicionon sportin përsëri si një nga prioritetet kombëtare, kumtojnë nga Ministria e Sportit.

“Për vetëm dy vite, kemi zbatuar dhe nisur 60 projekte sportive me një vlerë totale prej më shumë se 21 milionë euro. Kjo nuk është propagandë politike, është një fakt. Kjo është gjithashtu dëshmia më e mirë e ndryshimit midis atyre që flisnin për sportin dhe atyre që po ndërtojnë sportin sot – theksoi Ministri Ristovski.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar janë rikonstruuar dhe filluar disa projekte kapitale infrastrukturore, duke përfshirë sallën sportive “Rasadnik”, pistat e atletikës në Veles dhe Gjevgjeli, sallën sportive në Radovish, rindërtimin e sallës USHQM-së si dhe ndërtimin e sallave të reja sportive në Komunën e Aerodromit, në Krushevë dhe në Akademinë Ushtarake në Shkup. Njëkohësisht, ka filluar ndërtimi i tribunave të reja në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, janë ndërtuar dhe rindërtuar shumë kënde lojërash, fusha shumëfunksionale dhe objekte sportive, ndërsa nëntë pishina në të gjithë vendin janë në faza të ndryshme të realizimit.

Ministri theksoi se përveç investimeve në infrastrukturë, Ministria ka prezantuar një sistem më transparent për shpërndarjen e mjeteve, me kritere të qarta dhe me qëllim që mbështetja shtetërore për sportin të drejtohet drejt sportistëve, klubeve dhe federatave.

Në fjalimin e tij, Ministri iu referua edhe aktiviteteve për forcimin e ligjshmërisë dhe transparencës në sport, duke theksuar se Ministria bashkëpunon në mënyrë aktive me institucionet kompetente në sqarimin e të gjitha dyshimeve për punë të paligjshme dhe korrupsion.

Ristovski paralajmëroi se Ministria po vazhdon me një cikël të ri investimesh kapitale, ndërtim të objekteve të reja sportive dhe mbështetje edhe më të fortë për federatat sportive, klubet dhe sportistët e rinj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm