E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
8.8 C
Skopje

Roblox merr masa, fëmijët nuk do të lejohen të bisedojnë me të rriturit

Nga muaji i ardhshëm, Roblox nuk do t’i lejojë fëmijët të flasin me të panjohur të rritur apo adoleshentë më të mëdhenj në moshë, pas padive që pretendojnë se platforma po shfrytëzohet nga maniakë që ngacmojnë fëmijë 7-vjeçarë. Roblox ka arritur në 150 milionë lojtarë në ditë, përfshirë edhe në lojërat e famshme Grow a Garden dhe Steal a Brainrot, por po përballet me padi që thonë se dizajni i sistemit i ka kthyer fëmijët “në pre të lehta për pedofilët”. Nga muaji i ardhshëm do të nisë zbatimin e vlerësimit të moshës përmes fytyrës për të lejuar fëmijët që të bisedojnë me të huajt vetëm nëse janë në të njëjtën grupmoshë.

Roblox tha se do të jetë platforma e parë e lojërave ose komunikimit që do të kërkojë kontroll moshe për të biseduar.

Platforma e krahasoi sistemin e ri me ndarjet shkollore si fillore, 9-vjeçare dhe gjimnaz. Së pari do të prezantohet në Australi, Zelandën e Re dhe Holandë, ku fëmijët do të bllokohen nga bisedat private me të rriturit që nuk i njohin në të vërtetë, kurse për gjithë botën do të aplikohet në fillim të janarit. Grupmoshat janë 9 vjeç, 9-12 vjeç, 13-15 vjeç, 16-17 vjeç, 18-20 vjeç ose 21+ vjeç. Fëmijët do mund të flasin vetëm me persona në grupmoshën e tyre ose të ngjashme. Për shembull, fëmijët që janë 12 vjeç mund të flasin vetëm me ata që janë nën 16 vjeç. Imazhet dhe videot e përdorura për kontrollet nuk ruhen.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm