E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Rovena Stefa për Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin.

Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për mënyrën si u zhvillua gara drejt finales.

Gjatë bisedës, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë: “Përse nuk shkove në finale?”.

“Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh Stefa.

Ajo shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se pjesëmarrësit nuk kanë pasur qasje në të dhënat reale të rezultateve.

“Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt – kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha Rovena.

Kjo nuk është hera e parë që një ish-banore e spektaklit ngre pikëpyetje për mënyrën si trajtohen votat dhe rezultati përfundimtar, por deklarata e Rovenës ka marrë vëmendje të veçantë.

Stefa, e cila prej vitesh është një nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare, ka treguar se përvoja në Big Brother ka qenë e veçantë për të, por nuk ka përjashtuar mundësinë që, nëse do të kishte më shumë transparencë, gara mund të kishte përfunduar ndryshe.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm