Rritet çmimi i naftës pas fjalimit të Trampit për Iranin

Çmimet e naftës të llojit “brent” vazhdon të arrijnë nivele të reja maksimale për gjatë tregtimit të sotëm, ndërsa fjuçersët momentalisht po lëvizin drejt 107 dollarëve për fuçi, që është rritje prej më shumë se 5 për qind, dy orë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, përfundoi fjalimin e tij për luftën që SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë kundër Iranit dhe paralajmëroi sulme më të fuqishme në dy deri në tre javët e ardhshme.

Fjuçersët gjatë ditës së djeshme ranë për shkak me shpresën se lufta mund të mbaronte së shpejti, transmetoi “CBS News”.

Trampi në fjalimin e tij drejtuar kombit deklaroi se do ta përfundonte misionin e tij ushtarak në Iran “shumë shpejt”, se deri më tani u arritën “fitore përfundimtare” dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta sulmonin Iranin “jashtëzakonisht fuqishëm” në dy deri në tre javët e ardhshme.

Ai në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja do t’i shkatërroj të gjitha termocentralet iraniane dhe do të synonin objektet e naftës nëse nuk arrihej një marrëveshje me udhëheqësit iranianë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm