Google ka paralajmëruar miliarda përdorues të telefonave inteligjentë për rreziqet që vijnë nga lidhja me rrjetet publike Wi-Fi, të cilat mund të përdoren nga hakerët për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare. Sipas kompanisë, rrjetet falas në kafene, aeroporte dhe hapësira publike shpesh janë të paenkriptuara dhe lehtësisht të shfrytëzueshme nga sulmuesit kibernetikë.
Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar prej kohësh për këtë rrezik, ndërsa Google këshillon përdoruesit që të shmangin këto rrjete, të monitorojnë rregullisht llogaritë bankare dhe të jenë të kujdesshëm ndaj çdo njoftimi të dyshimtë. Gjithashtu, kompania kujton se pajisjet Android mund të zbulojnë dhe paralajmërojnë për mashtrime të mundshme, ndaj përdoruesit duhet t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve që shfaqen në ekran.




