E mërkurë, 1 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Samit i digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor 2025 në Shkup

Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i Samitit të digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025 të cilin e organizojnë Ministria e Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ngjarja do të bashkoj qeveritë nga rajoni, komunitetin e biznesit, akademinë dhe partnerët ndërkombëtar për të përshpejtuar transformimin digjital të rajonit.

E organizuar në dy faza – kryesore dhe teknologjike – WBDS 2025 do të fokusohet në tre fusha prioritare: “Portofoli digjital: Qasje e sigurt dhe e lehtë në shërbimet publike dhe private”, “Ndërveprimi: Lidhja e sistemeve dhe regjistrave për të mundësuar shërbimet elektronike rajonale” dhe “Siguria kibernetike: Mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike”.

Faza e teknologjisë do të përfshijë sesione mbi inteligjencën artificiale, infrastrukturën 5G dhe atë optike, aftësitë digjitale dhe qasjen e kompanive rajonale në tregun e vetëm digjital të BE-së.

Pritet të marrin pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës dhe folës, përfshirë përfaqësues të lartë të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian, RCC-së, Unionit ndërkombëtar të telekomunikacionit (ITU), si dhe liderë nga sektori privat.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm