Tashmë që sezoni ka përfunduar shumë shpejt pritet të bëhet i ditur edhe emri që do të drejtojë Juventusin në sezonin e ardhshëm, pas largimit konsensual të Masimiliano Alegrit. Kandidatët janë të shumtë, teksa janë përmendur Guardiola, Inzagi apo Poçetino.
Por, emri i Guardiolës është mohuar nga drejtori sportiv i Zonjë së Vjetër, Paratiçi, ndërkohë që Inzagi ka nisur bisedimet për të rinovuar me Lacion. Sakaq, për Poçetinon duhet paguar një shumë e konsiderueshme e vendosur në klauzolë nga klubi i Totenhemit.
Në këtë formë, favoriti kryesor duket se është Mauricio Sarri. Tekniku aktual i Çelsit, ka edhe një impenjim të fundit me blutë e Londrës teksa do të luajë finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit. Pas kësaj ndeshje, trajneri italian mund të jetë i gatshëm për bardhezinjtë. Ndërkohë, Sarri ka edhe pëlqimin e presidentin Anjeli dhe zëvendëspresidentit Nedved, të cilët marrin dhe vendimet finale.