E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

Sela i ashpër ndaj Mexhitit: Ti me mua në komunikim jo, unë pjesë e Qeverisë jo!

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga krerët e koalicionit të AKI-së, Ziadin Sela, i është përgjigjur Izet Mexhitit në qëndrimin e këtij të fundit sonte në Tv21 se, nuk e përjashton mundësinë që Sela të jetë pjesë e Qeverisë dhe se kanë komunikim me persona nga AKI.
Ziadin Sela është i prerë duke thënë se Mexhiti nuk do të ketë komunikim me të dhe se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë.
Sela shkruan në profilin e tij në facebook se nuk do të jetë pjesë e atyre që duan të zhbëjnë të drejtat tona si popull.
Postimi i plotë i Ziadin Selës
Aq shumë është përzier skena politike tha Izeti e nuk e din me cilin ka komunikuar…
E ngatërruar është gënjeshtra Izet, propaganda dhe e pavërteta.
E vërteta është çdoherë e pastër e pa përizier, është vetëm një e s’mund të jetë dy e as më shumë. Dhe kjo e vërtetë tingëllon kështu Izet!
Ti në komunikim me mua JO.
Unë pjesë e qeverisë JO.
Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO.
Edhe njëhere po e ripërsëris, matjet e të arriturave në politik i bëj me sa kam kontribuar që shqiptarët të jenë më të barabartë dhe jo me privilegje pushteti.
Do kemi punë bashkë në parlament me ju e me VMRO-në. Si çdo herë pushteti nga njëra anë e unë nga ana tjetër. Jo në krah por ballë për ballë!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm