Selimi ironizon VLEN-in: Nga akuzat te “gjunjëzimi” para Ferit Hoxhës

Shkup, 27 prill – Analisti Sefer Selimi ka reaguar me tone kritike ndaj komunikatës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, pas takimit me një nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, duke e cilësuar zhvillimin si tërheqje politike të VLEN-it pas, sipas tij, tri ditësh akuzash dhe moralizimesh kundër Tiranës zyrtare.

Në një status publik, Selimi ironizoi epilogun e takimit, duke thënë se pas “gjunjëzimit te ofenduesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, VLEN është larguar me mesazhin “rrini rahat”, duke aluduar se retorika e ashpër e ditëve të fundit përfundoi me pajtim politik

Statusi i plotë i Sefer Selimit:

Pas gjunjëzimit tek “ofenduesi” i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, u larguan me një “rrini rahat”.

Pas tri ditësh akuza dhe moralizime kundër Tiranës zyrtare, kështu duket gjunjëzimi i VLEN-it.

Por prapë më mirë vonë se kurrë.

Presim kërkim-faljen publike nga Besar Durmishi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm