E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Shefi i NATO-s, Mark Rutte në vizitë në Bosnjë-Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën të martën, teksa sot do të qëndrojë në Bosnjë-Hercegovinë

 

Kjo vizitë është e para që kur Rutte e ka marrë postin e Shefit të NATO-s, nga ku edhe është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, atë të Mbrojtjes dhe Ministrin në deytrë të Sigurisë.

Kjo vizitë do të zhvillohet pas tensioneve në këtë shtet, ku presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese, të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës, me të cilat ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky dekret ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.

Pas kësaj vizite, Rutte pritet të arrijë në Kosovë bashkë me ambasadorët e NATO-s, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Ruttes në Kosovë do të ndodhë disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.

Ai ka theksuar se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është çështje e rëndësishme, duke shtuar se nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Policia: Ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë gjatë vizitës së Ruttes në Kosovë

Policia ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe të qëndrimit të delegacionit të lartë të NATO-s, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte.

Në njoftimin e Policisë thuhet se për të pasur qarkullim të lirë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Të hënën Rutte do të qëndrojë në Bosnjë-Hercegovinë, për të vazhduar më pas vizitën e tij për në Kosovë. Të martën ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm