Shqiptari nga Likova kandidat për kryetar të Komunës së Cyrihut

Përparim Avdili është propozuar nga bordi i Partisë Liberale (FDP) për kryetar të Bashkisë së Cyrihut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk

 

Në postimin e tij, Avdili thotë se vjen nga një familje emigrantësh, por se është rritur në Cyrih.

“Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu”, ka shkruar ndër të tjerash Avdili.

Ai ka falënderuar bordin e FDP-së për besimin e dhënë.

“Unë dua që Cyrihu të zhvillohet më tej. Që Cyrihu të përparojë. Që më në fund Cyrihu të perceptohet si një metropol”, thotë Avdili.

Avdili ka prejardhje nga Fshati Llojan i Likovës në Maqedonisë së Veriut.

Ai është drejtor financiar i kompanisë jofitimprurëse për trajnim libs, që gjendet në Cyrihun verior, ku mbështesin 1.500 praktikantë në industritë mekanike, elektrike dhe të përpunimit të metaleve në karrierën e tyre.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm